Delvina në flakë, banorët kritikojnë autoritetet: Shteti na la vetëm, s’pati ndihmë
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, bisedoi këtë mëngjes me banorët në Delvinë, të cilët kaluan një natë tmerri për shkak të zjarrit të madh që përfshiu zonën.
Ata shprehen të irrituar dhe akuzojnë autoritetet shtetërore ndërsa shprehin ankesa se mungoi mbështetja për ta.
Një banor thotë se nuk ka pasur ndihmë nga Emergjenca Civile dhe shprehet se vetëm ndërhyrja me avion mund ta përmirësonte situatën ndërsa një tjetër kërkon praninë e kryeministrit në zonë.
“Mos më merrni me kamera, por merr kryeministrin, zjarrfikësja të shuaj zjarret, mos të rrijë aty. Më janë djegur ullinjtë dhe malli atje sipër”, thotë një prej tyre.
Një tjetër thotë zjarrëfikësit na lanë vetëm në mëshirë të fatit.
“Ata janë të lodhur, të mbaruar dhe nuk kanë fuqi. I prita të vinin por na lanë në mëshirë të fatit”, thotë ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta