Berat: Rrezikuan banesa dhe sera, arrestohet 4 persona për zjarrvënie të qëllimshme

13 Gusht 2025 | 12:30

Policia e Beratit ka identifikuar dhe arrestuar katër shtetas për zjarrvënie të qëllimshme në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e këtyre zjarreve, janë rrezikuar banesa, sera, dhe janë shkatërruar sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan shtetasit:

Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, i dyshuar për ndezjen e zjarrit në këtë lagje, ku u rrezikuan banesat dhe u djeg një sipërfaqe toke.

Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, i dyshuar për ndezjen e zjarrit në tokën e tij, duke shkaktuar djegien e sipërfaqeve toke dhe pemëve frutore që i përkisnin dy shtetasve të tjerë.

Po ashtu, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan:

M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, banues në fshatin Samatic, të dyshuar për ndezjen e zjarreve në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri dhe ka pasur rrezik për djegien e serave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasoja penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026