“Po mendoja për fëmijët…”, banorët flasin për zjarret në Gramsh, 200 të evakuuar

13 Gusht 2025 | 11:51

Vijon të jetë kritike situata në fshatrat e Gramshit si pasojë e zjarrit. Të paktën 10 fshatra janë prekur masivisht nga zjarri i cili nisi nga fshati Kullollas e më pas u përhap me shpejtësi në zonat fqinje.

Rreth 200 persona u evakuuan për ti shpëtuar rrezikut ndërsa 40 prej tyre  u vendosën në konviktin e Shkollës së Mesme.

Këta të fundit flasin për orët e tmerrit dhe përballjen me zjarrin. Shprehen me shqetësim  për çfarë kanë lënë pas. Me lot në sy thonë se bagëtinë nuk mundën dot ta shpëtonin. Të mbetur në qiell të hapur kërkojnë ndihmë nga instancat shtetërore.

“Jam nga fshati Skënderbegas, mua më janë djegur 6 kasolle, një ndër to është një kasolle e deleve që kisha 10 kokë, kisha lopë me viçin që priste për të pjellë, dy gomarë ngarkese, të cilat janë shkrumbuar të gjitha. Banesa nuk është djegur por ka rënë një pemë në themel dhe ka rrezik për zjarr edhe aty. Sot kërkojmë ndihmë nga shteti, të na ndihmojnë. Jemi dy pleq të sëmurë. Kisha tensionin 20 sot. Unë tërhiqja burrin, burrin mua, hajde të ikim i thosha, mos të rrimë më këtu se na erdhi flaka”, tha e moshuara.

Një tjetër zonjë, nënë me fëmijë ndan shqetësimin që t’u jepet e një shtëpi nga shteti dhe shprehet se e kanë përjetuar jo lehtë ndodhinë e flakëve.

“Ne e përjetuam shumë keq. Të na ndihmojë shteti sepse shtëpinë tonë e kishim me qera dhe nuk e di nëse është djegur apo jo. Në atë moment mendova për jetën e fëmijëve dhe familjen se shtëpia dhe rregullohet. Zjarri ra në moment. Pylli ishte me pisha dhe mori flakë direkt. Më pas era i përcillte flakët në disa anë. Autoritetet kanë ndërhyrë me vonesë. Ishte e nevojshme për shumë ujë se zjarri ishte vende-vende”, u shpreh banorja e fshatit.

Në terren, që prej mbrëmjes së djeshme janë angazhuar në terren mbi 80 efektivë, zjarrëfikësja e Elbasanit dhe ajo e Gramshit. Sipas burimeve, në zonë kanë ndihmuar mbi 300 vullnetarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026