Greqia lufton me zjarret, vala e të nxehtit përshkon Evropën Jugore

13 Gusht 2025 | 14:27

Zjarrfikësit po luftojnë me disa zjarre në Greqi, ndërsa një valë e të nxehtit përvëlues po shkakton kaos në të gjithë Evropën Jugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, më shumë se 152 zjarre të reja kanë shpërthyer në të gjithë Greqinë – dhe mijëra njerëz janë evakuuar. Rreth 4,850 zjarrfikës janë të angazhuar në një betejë shumëpalëshe për të kontrolluar flakët.

Të paktën tre persona kanë vdekur në Spanjë, Shqipëri dhe Turqi, ndërsa dhjetëra të tjerë, përfshirë zjarrfikës, janë dërguar në spitale për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve.

Temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në disa vende më parë këtë javë, me temperatura rekord që goditën Francën dhe Slloveninë.

Në Greqi, mijëra njerëz janë evakuuar nga ishujt turistikë të Kiosit dhe Zakinthosit.

Në Peloponezin perëndimor, flakët përfshiu qytetin e Patras gjatë natës, duke shkatërruar shtëpi, biznese dhe automjete.

Në Zante, tre fronte të ndara zjarri që shtrihen në një sipërfaqe prej më shumë se 15 km (9 milje) mbeten të pakontrolluara. Janë raportuar dëme në shtëpi, objekte turistike dhe toka bujqësore.

Të paktën 13 zjarrfikës janë trajtuar për djegie dhe lëndime të tjera, tha të mërkurën zëdhënësi i zjarrfikësve Vassilis Vathrakogiannis, duke paralajmëruar se kushtet mund të bëhen edhe më sfiduese në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të...
16:07 | 27/06/2026

Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe

Një australian është arrestuar në Tajlandë në lidhje me vdekjen e një vajze 17-vjeçare e cila u gjet në një valixhe. I dyshuari, i cili...
15:58 | 27/06/2026

Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë

178 persona janë arrestuar në Turqi me akuza për “terrorizëm” përpara Samitit të NATO-s , raportun të shtunën mediat vendase, duke cituar një njoftim për...
15:57 | 27/06/2026