VIDEO/ Nënkryetari i bashkisë Delvinë përfundon në spital nga zjarret
Në përpjekje për të koordinuar operacionet në terren, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi, është ndjerë keq për shkak të tymit të dendur këtë të mërkurë.
Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit për trajtim mjekësor, pasi ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Pamjet tregojnë Xuxin të ulur në një karrocë, teksa ndihmohet nga ekipet mjekësore për të marrë kujdesin e nevojshëm.
Autoritetet lokale vijojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën, ndërsa banorët janë thirrur të shmangin zonat e rrezikut.
Zjarret që kanë përfshirë zonën e Delvinës vijojnë të jenë jashtë kontrollit, duke përkeqësuar ndjeshëm situatën në terren. Flakët kanë përfshirë kodrat përreth qytetit, ndërsa ndërhyrja ajrore është intensifikuar me dy helikopterë që po punojnë për shuarjen e vatrave aktive.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)