Gara për kryetar të PD-së, Nishani: Unë s’kam ambicie, ende s’kemi vendosur për kandidatin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi për Euronews Albania se ende nuk ka një emër nga “Grupimi për PD-në”, sa i përket garës për kryetar të kësaj partie.
“Ende nuk kemi një vendim përfundimtar. Jemi një grupim që po diskutojmë. Gjithsecili që e ndjen veten të përfshirë në një garë, ne nuk jemi për të kufizuar kandidaturat. Por, do të dëshironim që në këtë garë të mbështesim, ata kandidatë që përkojnë më atë që ka nevojë PD-ja”, u shpreh ai.
Teksa përjashtoi veten e tij nga kjo garë, ai tha se edhe Fatbardh Kadilli është figurë që meriton të kandidojë për kryetar të PD-së.
“Patjetër e mbështes në të drejtën e tij për të kandiduar, por cili do të jetë personi që unë do të votoj, duhet të shohë se cilët janë të gjithë kandidatët dhe pastaj të vendos”, përfundoi z.Nishani.
Lexoni gjithashtu:
Nishani: PD nuk e zgjidh situatën me analizë, duhet transformim
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq