Trump propozon që udhëheqësit evropianë të marrin pjesë në takimin Putin-Zelensky
Presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur pyetje të gazetarëve në zyrën ovale para nisjen për takimin me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë.
Trump është pyetur nëse është i përgatitur t’i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh”, thotë ai.
“Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që do të shpëtojmë shumë jetë”.
Trump përsërit se do të takohet me Putinin “për të shpëtuar mijëra ushtarë në javë”.
Duke iu referuar takimit të nesërm, ai tha: “Mendoj se do të jetë mirë”.
“Por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të zhvillojmë, do të zhvillojmë një takim me Presidentin Putin, Presidentin Zelensky, mua dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo”.
Trump u tha gazetarëve se mendon që Putini dhe Zelensky “do të bëjnë paqe”
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur