Braziliania në Vlorë, 21-vjeçarja zgjedh Shqipërinë për të punuar gjatë verës
Punësimi i të huajve në sektorin e hoteleri turizmit në Vlorë po merr jetë.
Ester Morise është 21-vjecarja nga Brazili, e cla studion për gazetari dhe ka vendosur të punojë në një nga resortet në Vlorë. Për Euronews Albania, Ester tregon sesi u njoh me Shqipërinë dhe si e mori vendimin për të punuar në Vlorë.
“Jam Ester Morise, kam ardhur nga Brazili jam 21 vjeç dhe studioj gazetari. Erdha ne Vlorë sepse zbulova Shqipërinë dhe mikëpritjen shqiptare e më pas pashë mundësinë e punësimit dhe jam këtu. Ndihem shumë e mirëpritur,” – u shpreh ajo.
Ester thotë se Vlora i pëlqen shumë dhe miqtë e saj duke parë eksperiencën e saj janë shumë të interesuar të njohin vendin por edhe mundësitë që ofron.
“Miqtë e mi janë shumë të interesuar të mësojnë më shumë për vendin, për historinë e Shqipërisë. Më pëlqen shumë Vlora sepse i ngjan shumë vendit tim,” – tha Morise.
Çdo punë është nder sepse kur punon ti merr eksperiencë dhe mëson, thotë 21-vjeçarja e cila vendosi të rrijë në Vlorë deri në përfundim të sezonit veror.
“Në Brazil kam punuar që 16 vjeç kur lashë shtëpinë e prindërve për të vijuar studimet për gazetari. Kam punuar mësuese, kamariere, fotografe. Nuk ka punë të mirë apo të keqe. Ka punë që të jep zhvillim dhe dije. Do të rri këtu deri sa të mbarojë sezoni veror sepse dua të shijoj çdo gjë që ky vend mund të më ofrojë,” – tregoi ajo.
Për administratoren e resortit ku ajo punon, Raimonda Ceno, Ester është një vlerë e shtuar e hotelit dhe puna me të është një kënaqësi.
“Është një gjë shumë e bukur bashkëpunimi me Ester, komunikimi me stafin. Ester është shumë e mirëpritur edhe mes grupit të punonjësve, vetëm me buzëqeshjen që ajo dhuron është një vlerë e shtuar e hotelit tonë. Jam shumë e kënaqur që një vajzë braziliane jep kontributin e saj në hotelin tonë,” – tha Ceno.
Një Braziliane që punon në Vlorë me duket interesante, thotë një turiste nga Polonia që ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të punuar.
“Mu duk intetesante, po mendoja pse një vajzë Braziliane vjen të punoj në Shqipëri që në fakt është një vend i bukur. Unë jam nga Polonia por jetoj në Gjermani. Kemi ardhur për pushime, më pëlqen shumë Vlora,” – u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi