Dhunohet rëndë futbollisti egjiptian i Skënderbeut në Korçë, arrestohen dy agresorët
Dy të rinj të moshës 24-vjeçare nga fshati Polenë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar në lagjen nr. 16 të qytetit sulmuesin Saleh Nasr, futbollist i skuadrës së Skënderbeut.
Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian, duke i shkaktuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërsa ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Po ashtu, burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe tre persona të tjerë, të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit ndërsa për moskallëzim krimi është proceduar një 25-vjeçar që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen nr. 16, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
-u arrestuan shtetasit V. J., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi Dh. M., 25 vjeç, banues në fshatin Rëmbec.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni