Të tronditur për vrasjen e 14-vjeçarit, flasin banorët e zonës: Ishte djalë kapedan

15 Gusht 2025 | 13:56

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga fshati Zvirinë i Maliqit ka tronditur opinionin dhe banorët e zonës.

Duke folur për mediat, ata e përshkruajnë viktimën si një djalë të shkëlqyer, të edukuar dhe me sjellje shembullore.

“Ishte djalë kapedan,” – tha një banor, i prekur nga ngjarja, duke shtuar se viktima ishte në moshën e nipit të tij. “Çfarë të them më tepër… Jam shumë i tronditur.”

Një tjetër banor tha se e njihte mirë familjen dhe nuk e priste një tragjedi të tillë.

“Familjen e njoh, janë të rregullt. Djali ishte i shkëlqyer, kalonte në rrugë dhe të respektonte gjithmonë. Se si ndodhi kjo… të lë pa fjalë.”

E tronditur nga lajmi, një tjetër banore tha se sapo kishte marrë vesh për ngjarjen nga djali i saj në Itali dhe po shkonte për ngushëllime.

“Nuk dinim gjë… sot më mori djali nga Italia. Tani do të shkoj te familja, jemi miq. Na ka tronditur shumë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një lokali në fshatin Pirg, ku 14-vjeçari humbi jetën si pasojë e një goditjeje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Autori i dyshuar u arrestua së bashku me babain, xhaxhain, një 34-vjeçar, si edhe katër të mitur të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.

Ndaj të miturit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026