Arrestohen 8 persona për vrasjen e 14-vjeçarit në Maliq, policia tregon rolin e tyre
Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në një lokal në fshatin Pirg, në Maliq, ndërsa ka arrestuar tetë persona në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Në pranga kanë rënë autori i dyshuar i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i tij, një 34-vjeçar, si dhe katër të mitur ndërsa në njoftimin e Policisë tregohet roli i tyre në ngjarje, si dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.
Më poshtë lista me personat e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre:
“E.G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot si autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit E.XH. Pas kryerjes së krimit ai tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet ndërsa akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Edison Guri, babai i autorit të dyshuar, dhe Roland Guri, xhaxhai i tij, të akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi dyshohet se fshehën mjetin prerës (thikën) me të cilin u krye krimi.
Flori Çela i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe dyshohet se ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes me të njëjtin automjet ku ndodhej edhe 14-vjeçari E.G.
Gjithashtu janë arrestuar dhe katër të mitur, banues në fshatin Zvirinë të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve dhe dyshohet se nëpërmjet deklarimeve në polici, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mjeti prerës (thikë), pesë celularë dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori i dyshuar i ngjarjes me 34-vjeçarin Flori Çela.
Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa edhe vetë autori i dyshuar, 14-vjeçar, mbeti i lënduar nga mjeti prerës gjatë konfliktit.
Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit ditën e djeshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Pamje të rënda nga spitali i Korçës! Nëna e 14-vjeçarit: Dua të shoh djalin, dua të shoh djalin pic.twitter.com/RY8Gdt2EH9
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 15, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë