49-vjeçarja i ofron marrëdhënie seksuale me pagesë, burri i vjedh paratë e telefonin
Një 40-vjeçar i identifikuar si Robert Lamnica, banues në Shënavlash, është arrestuar nga policia e Durrësit, gjatë një operacioni të koduar “Last Threat”. Ndërkohë që në kërkim u shpall një 49-vjeçarje me inicialet A. H., banore e Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 49-vjeçarja, e cila ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari. Lamnica bashkëpunoi me të duke i marrë viktimës me dhunë celularin dhe një shumë parash.
Të dy personat ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të hetimeve të operacionit “Last Threat” të zhvilluar në muajin prill.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta