U akuzua nga e bija e mitur për abuzim seksual, lirohet 48-vjeçari nga Kavaja

17 Korrik 2024 | 15:48

Është liruar nga qelia Bledar Rako i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhune me të mitur të moshës 14-18 vjeç.

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes dhe i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Rako, 48 vjeç u akuzua nga vajza e tij se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të për 4 vite rresht. Pas kryerjes se akt-ekspertimit një fakt i tillë nuk rezultoi i vërtetë.

Sipas hetimeve të prokurorisë dyshohet se vajza e mitur e inskenoi këtë gjë për shkak se babai i kishte marrë celularin dhe nuk e linte të dilte me shoqerinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026