Trump përfundon takimin me liderët evropianë, por jo me Zelenskyn
Burime në delegacionin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë i thanë BBC-së se bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve kryesorë evropianë, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe sekretarin e NATO-s Mark Rutte, kanë përfunduar sot pasdite.
Megjithatë, burimet theksojnë se presidentët Trump dhe Volodymyr Zelensky janë ende në ndërtesën e Shtëpisë së Bardhë për bisedime të mëtejshme “ndoshta në një format të ndryshëm”.
Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, Trump ndërpreu papritur bisedimet me liderët evropianë për të zhvilluar një telefonatë direkte me presidentin rus Vladimir Putin.
Për më tepër, burimet njoftojnë se intervista e planifikuar më parë e Zelensky-t me Fox News është anuluar.
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?