Arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali, kërkohej si anëtari i një bande vjedhjesh

21 Gusht 2025 | 11:29

Një 36-vjeçar shqiptar, i kërkuar si pjesë e një bande vjedhjesh, u ekstradua drejt Italisë nga Spanja.

Shqiptari ishte arrestuar pak ditë më parë nga autoritetet spanjolle pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje banesash si dhe përvetësim të mallrave të vjedhura.

Mediat italiane kanë publikuar edhe momentin kur policia merr shqiptarin në Aeroportin Linate të Milanos, i cili u dërgua në paraburgim. Urdhër arresti ishte lëshuar si pjesë e një hetimi të kryer nga Skuadra Fluturuese e Milanos dhe e koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, i cili përfundoi në dhjetor 2024 me arrestimin e dy shqiptarëve të tjerë të akuzuar për të njëjtat krime.

Hetimet nisën nga identifikimi i një automjeti luksoz, që rezultoi i vjedhur, i përdorur nga personat e akuzuar. Vetëm në muajin nëntor 2024, grupit i atribuohen të paktën 12 vjedhje, të zbuluara falë shërbimeve të vëzhgimit dhe analizës së bisedave të përgjuara brenda automjeteve të përdorura nga banda.

Ata vepronin sipas një protokolli të mirorganizuar, që parashikonte identifikimin paraprak të banesave për t’u grabitur dhe një ndarje të qartë të roleve mes anëtarëve, duke shfrytëzuar, ndër të tjera, aftësinë e veçantë për hapjen e dyerve të hyrjes me çelësa të falsifikuar.

Në dhjetor 2024, policët lokalizuan dy prej anëtarëve të grupit në provincën Monza Brianza. I treti qëndroi në arrati për 8 muaj deri në kapjen e tij pak ditë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nën presion nga sulmet e SHBA-së, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
14:45 | 17/07/2026

Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës

Ndërtesa banimi, një çerdhe, një institucion fetar dhe disa automjete u dëmtuan. Sulmi erdhi një ditë pasi një tjetër sulm rus në qytet vrau tre...
14:29 | 17/07/2026

Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)

SHBA-të nisën një valë sulmesh kundër Iranit për ditën e gjashtë radhazi, tha ushtria e tyre, ndërsa të dy palët luftuan për kontrollin e Ngushticës...
14:06 | 17/07/2026