Jashari: Milan është ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time
Ardon Jashari i ka thurur elozhe skuadrës së Milanit, duke e cilësuar një ëndërr e bërë realitet, ndërsa nuk mungoi vlerësimi edhe për Igli Taren.
Ardon Jashari po jeton një ëndërr, por e cila më në fund, pas këmbënguljes së tij dhe kuqezinjve u kthye në një realitet. Mesfushori shqiptar ka marrë dhe minutat e para në miqësore, ndërsa është ambientuar menjëherë me atmosferën në ekip.
“Ndjenjat e mia për këtë klub janë të pabesueshme; është një ëndërr e bërë realitet për mua dhe familjen time. Jam vërtet krenar dhe i nderuar që jam lojtar i Milanit. Të luash për këtë klub sjell një presion të jashtëzakonshëm dhe kjo është normale. Do të punoj shumë për t’ua shpërblyer besimin”.
Më tej nuk ka munguar as vlerësimi për Igli Taren, i cili është dhe negociatori i kësaj lëvizje.
“Të gjithë e dinë se ka qenë një proces i gjatë, por që nga kontaktet e para me Taren, ishte e qartë se doja të ndërmerrja këtë hap, edhe pse e dija se do të ishte një negociatë e vështirë sepse isha i rëndësishëm për Club Brugge dhe ata nuk do të më lironin shpejt. Tare ma bëri të qartë se do të bënte gjithçka për të më sjellë në Milan, dhe unë ndjeva të njëjtën gjë; ia dhashë fjalën Tares dhe Ibrahimovicit“.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”