Ledio Braho nga KAS: Vendimi për pavlefshmëri të zgjedhjeve kërkon 4 vota pro
Ledio Braho, anëtar i Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave thotë se deri tani KAS ka rrëzuar tri kërkesa të bërë nga LSI dhe PD për të administruar prova që sipas tyre do të faktonin manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Sipas z. Braho neni 137 i Kodit Zgjedhor u jep mundësi palëve që KAS të administrojë prova që palët nuk janë në gjendje t’i sigurojnë dhe vendimi mund të merret me shumicë nga pesë anëtarët e KAS.
Por për të shpallur pavlefshmërinë e një qarku të caktuar siç kanë kërkuar PD dhe LSI, ligji parashikon që vendimi merret vetëm me katër vota pro.
“Për pavlefshmëri të zgjedhjeve duhen 4 vota pro, nuk mjafton një votimi 3 me 2”, tha z. Braho.
Ai thotë se partitë kanë paraqitur disa prova dhe kërkojnë që KAS të mundësojnë sigurimin e provave të tjera pasi kishin vetëm 5 ditë kohë për të ankimuar rezultatin dhe kjo kohë nuk mjaftonte për të siguruar prova.
Kandidati i LSI për Qarkun e Beratit, Ardit Çela pretendon se në shumë qendra votimi ka mos përputhje shifrash.
Sipas tij nëse KAS do të marrë një vendim të pandikuar politik, atëherë LSI do të duhet të marrë një mandat në Berat.
“Nga këqyrja rezultojnë shkelje dhe mospërputhje të rënda. Në shumë kuti votimi ka më shumë vota nga procesverbali. Janë hapur 24 qendra votimi dhe ka mospërputhje të mëdha”, deklaroi ai.
Greta Meta, Shoqata për Kulturë Demokratike thotë se ka vërejtur që deri tani LSI ka paraqitur prova ndërsa PD ka më shumë perëndime të përgjithshme.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë