Cilat janë kushtet e vendosura nga Zelensky përpara një takimi të mundshëm me Putin

21 Gusht 2025 | 14:51

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një takim eventual me presidentin rus Vladimir Putin do të jetë i mundur vetëm pas një marrëveshjeje mbi garancitë për sigurinë e Ukrainës.

“Nuk ka ende asnjë sinjal nga Moska që të sugjerojë prirjet reale të saj për të nisur negociata gjithëpërfshirëse dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, në këto kushte duhet rritur presionin ndaj Kremlinit me sanksione më të ashpra dhe tarifa më të larta, nisur edhe nga fakti se Rusia po forcon trupat e saj në frontin juglindor.

“Në Zaporizhia, armiku po përforcohet. Po shohim se Moska vazhdon të transferojë pjesë të trupave të tyre nga Kursku në drejtim të Zaporizhias”, ka thënë Zelensky.

Presidenti ukrainas ka shtuar se takimi me homologun rus mund të mbahet në Zvicër, Austri, ose Turqi.

Ai ka bërë më tej me dije se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të bindë kryeministrin hungarez Viktor Orban, që të mos bllokojë më hyrjen e Ukrainës në BE.

Reagimi lidhur me këtë ka ardhur pas raportimeve se ditën e mërkurë Trump i kishte telefonuar Orban për t’i kërkuar që ta hiqte pengesën për Kievin.

Ndërkohë, sa i takon garancive mbi sigurinë, ato duhet të merren përsipër nga pala Evropiane. Kështu ka deklaruar zëvendës presidenti amerikan J D Vance, i cili ka theksuar se BE duhet të mbulojë “pjesën e luanit” në këtë aspekt.

“Nuk mendoj se duhet ta marrim përsipër ne këtë peshë. Mendoj se ne duhet të ndihmojmë nëse do të jetë e nevojshme, por u takon evropianëve të marrin një rol udhëheqës”, ka thënë Vance.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026