Efektet negative të tarifave: Rritet çmimi i platformës “PlayStation 5” në SHBA

21 Gusht 2025 | 15:11

Çmimi i platformës së lojërave elektronike “PlayStation 5” do të rritet nga kjo e enjte me rreth 50 dollarë në Shtetet e Bashkuara, pasi gjiganti japonez i teknologjisë po përballet me rritjen e kostove dhe ngadalësimin e tregut të lojërave.

“Si shumë biznese të tjera globale, kompania po has sfida të ambientit ekonomik”, ka deklaruar Isabelle Tomatis, zëvendës presidente e sektorit të marketingut të firmës.

Të gjitha platformat “PlayStation 5” do të pësojnë rritje, me më të shtrenjtën që do të jetë versioni “Pro”, që pritet të shkojë në 750 dollarë.

Rritja e çmimeve vjen pasi presidenti Donald Trump vendosi tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të Amerikës, përfshirë Japoninë, duke shtuar frikën për rritjen e kostove.

“Kemi marrë vendimin e vështirë për të rritur çmimin e shitjes për platformat “PlayStation 5” në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 21 gushti”, ka nënvizuar përfaqësuesja e kompanisë.

Kështu, modeli bazë i “PlayStation 5” do të kushtojë 500 dollarë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimet e aksesorëve të tij do të mbeten të pandryshuara.

Importuesit amerikanë të mallrave japoneze aktualisht përballen me një tarifë prej 15 për qind për produktet që shesin.

Më herët gjatë vitit, “Sony” i rriti çmimet e platformave në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë, duke cituar si motive inflacionin e lartë dhe luhatjen e kuotave të këmbimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026

Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028

Asteroidi 2024 YR4 është aktualisht asteroidi më i rrezikshëm për Tokën për shkak të probabilitetit të hyrjes në atmosferën e Tokës, megjithatë, rreziqet janë ende...
10:10 | 30/06/2026

Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se nuk është antiamerikane, por as nuk është “e gjunjëzuar”, mes polemikave të fundit mbi komentet e Presidentit të SHBA-së...
10:06 | 30/06/2026