Në kërkim për plagosjen e dyfishtë në Sarandë, arrestohet në Korçë Ramadan Zoto
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me policinë e Korçës, zhvilluan këtë të premte një aksion në qendër të qytetit, ku ndërhynë për kapjen e një personi në kërkim.
Burime policore konfirmuan ekskluzivisht për Euronews Albania se i arrestuari është Ramadan Zoto.
43-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur në mesin e muajit korrik në Sarandë.
Sipas burimeve, ai ndodhej në Korçë me qëllim kalimin drejt Greqisë, por u ndalua pas ndjekjes nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat finalizuan operacionin në bashkëpunim me policinë vendore.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri ndërsa janë shoqëruar edhe persona të tjerë që ndodheshin në automjetin e Ramadan Zotos.
Bashkë me 43-vjeçarin është arrestuar edhe miku i tij Arben Ismaila, i shpallur në kërkim për arsenal armësh.
Gjatë konfliktit me armë të ndodhur më 17 korrik, në zonën e stadiumit në Sarandë, Zoto plagosi shtetasit Ernest Lama, 25 vjeç dhe Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç.
Në lidhje me ngjarjen u shpallën në kërkim dhe tre persona të tjerë, shtetasi Erjon Canaj (36 vjeç), Artan Murtaj, 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, i cili u arrestua disa ditë pas ngjarjes.
Gjatë hetimeve, policia ka arrestuar edhe Gëzim Hajdarajn, një nga të plagosurit, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip “Beretta” me një krehër dhe 9 fishekë. Hajdaraj po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta