Policia u gjen armë 2 të rinjve nga Kamza të plagosur në Sarandë, kush janë autorët

17 Korrik 2025 | 19:44

Policia e Sarandës ka gjetur një pistoletë, e cila ishte brenda në një çantë krahu, në vendin ku mesditën e kësaj të enjte u plagosën me armë zjarri dy të rinj nga Kamza.

Burime policore bëjnë me dije se arma dyshohet se i përket njërit prej të plagosurëve, Ernest Lamës, 24 vjeç, ose Gëzim Hoxhajt, 32 vjeç.

Policia po heton lidhjet e mundshme të kësaj ngjarjeje me episode të tjera kriminale të ndodhura në Sarandë, ndërsa, në bashkëpunim me FNSH-në, po zhvillohen kontrolle të shumta në qytet.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja të shkrepura, që dyshohet të jenë qëlluar nga arma e autorit të plagosjes, të cilën ai e ka marrë me vete duke u larguar.

Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, 42 vjeç, dhe vëllai i tij, Erjon Canaj, 35 vjeç, të dy nga Saranda dhe me precedentë penalë të mëparshëm.

Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje, për të cilët hetimet janë në vijim.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u transportuan me helikopter nga Saranda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026