Izraeli zotohet për shkatërrimin e qytetit të Gazës nëse Hamasi nuk pranon kushtet
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi, nuk pajtohet të çarmatoset, të lirojë pengjet e mbetura dhe të japë fund luftës sipas kushteve të Izraelit.
“Së shpejti, dyert e ferrit do të hapen për kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gazë, derisa ata të pajtohen me kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, për lirimin e të gjitha pengjeve dhe çarmatosjen e tyre”, shkroi Katz në rrjetet sociale.
Ai paralajmëroi se nëse kushtet nuk respektohen, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, mund të përjetojë fatin e qyteteve Rafah dhe Beit Hanun, të cilat janë shkatërruar në masë gjatë operacioneve paraprake izraelite.
Deklaratat e Katzit vijnë pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për negociata të menjëhershme për lirimin e pengjeve të mbetura, që do të kryhen paralelisht me operacionin për marrjen e kontrollit të Qytetit të Gazës. Për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes autorizoi thirrjen e pothuajse 60.000 rezervistëve.
Ndërkohë, ndërmjetësit po presin përgjigje zyrtare nga Izraeli mbi një propozim të armëpushimit që Hamasi e ka pranuar, por për të cilin ende nuk ka një konfirmim të detajuar.
Planet e zgjerimit të ofensivës izraelite kanë nxitur shqetësime ndërkombëtare dhe debate brenda Izraelit. Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, ku u vranë afërsisht 1.200 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Për pasojë, ofensiva izraelite ka shkaktuar më shumë se 62.000 viktima palestineze, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
Mohammad Bagher Ghalibaf kryeson delegacionin e i Iranit për bisedimet me SHBA në Zvicër
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë