Miku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, reagon Van Damme: Humba një mik të madh

22 Gusht 2025 | 15:36

Ndue Melyshi, një 61-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri para dy ditësh nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë.

Ndueja ishte pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar aktori i njohur Jean Claude Van Damme në rrjetin social facebook. Nga një spital në Francë, ku tha se po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit në këmbë dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçar shqiptar dhe gjithë Shqipërisë.

Nëpërmjet postimit të tij, Van Damme i shprehu ngushëllime familjes së mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel.

“Përshëndetje miqtë e mi anembanë botës.

Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi nga Shqipëria. Rrethanat ishin shumë të vështira – nuk dua të hyj në detaje – por dua t’i shpreh gjithë ngushëllimet dhe dashurinë time familjes së tij.

Jam ende duke u rikuperuar këtu në Francë pas një ndërhyrjeje të vogël në shpinë, dhe shpresoj që pas disa javësh të jem mjaftueshëm i fortë. Po çohem të bëj simbolin e famshëm të Shqipërisë në nder të tij”, shkruan aktori i njohur Jean Claude Van Damme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026