Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23 Gusht 2025 | 19:53

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht.

Zgjedhjet parlamentare në Siri të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare.

Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask.

Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit.

Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026