Mbahet maratona e notit në Pogradec, marrin pjesë mbi 100 sportistë
Për të pestin vit radhazi, Pogradeci organizoi Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në nder të notarit rekordmen.
Pjesë e këtij kompeticioni u bënë më shumë se 100 sportistë të moshave dhe qyteteve të ndryshme të cilët garuan në dy disiplina, 300 m stil i lirë dhe në garën 2 km për profesionistët.
Për ata që e kanë njohur Agron Ruvinën një organizim i tillë iu rikthen emocione të mëdha, për vetë faktin se Ruvina ishte prej atyre notarëve të cilin jo vetëm duhet ta admiroje por edhe ta kishe mik. Për kohën që ai notoi vendosi disa rekorde noti.
Maratona e notit mblodhi sportistë të moshave të ndryshme të rinj dhe veteranë nga Tirana, Shkodra, Saranda, Pogradeci, Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Në garën stil i lirë për 14-vjeçarët vendin e parë e mori pogradecarja Lizi Gusho, gara 2 km për profesionistë u fitua nga durrsaku Devi Shtaro, ndërsa gara e veteranëve u fitua nga pogradecarja Ana Angjellari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia
- 10:22 Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie
- 10:22 Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë