Ndalon procesi i vaksinimit në Pogradec, nuk ka sasi për dozën e dytë
Në qytetin e Pogradecit, vaksinimi masiv me Sinovac është ndalur prej dy ditësh dhe po vijon të procedohet shumë pak me rezervat e mbetura në fshatra.
Në qendër të qytetit të Pogradecit nuk ka më asnjë vaksinë, ndërkohë që janë rreth 1000 persona që presin dozën e dytë. Autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije se vaksinat e tjera pritet të vijnë në javën e ardhshme.
Deri në këto momente janë kryer rreth 12 mijë vaksina në këtë qytet.
Ndërkaq, në Korçë vazhdon procesi vaksinimit vetëm me vaksinat e llojit Pfizer. Mungojnë vaksinat kineze, ndërkohë që janë vënë në dijeni të gjithë ata që presin të bëjnë dozën e dytë se do të ketë një lajmërim për momentin kur duhet të paraqiten.
Në Korçë janë kryer 32 mijë vaksina, ku ndër to 22 mijë janë dozat e para. Pjesa tjetër (10 mijë qytetarë) ka marrë dhe dozën e dytë .
Në Kolonjë janë kryer 2148 doza të para dhe 808 doza të dyta. Në Devoll janë kryer 6422 vaksina në total, ku 2036 janë doza të dyta. Në asnjërin prej qyteteve të sipërpërmendura nuk paraqitet mungesë e vaksinës Sinovac.
Ndërkohë edhe në sheshin “Skënderbej” vijon procesi i vaksinimit por ndryshe nga dita e martë kur kishte shumë radhë njerëzish për shkak të mungesës së dozës së dytë të vaksinës kineze, një ditë më pas njerëzit janë më pak në numër.
Euronews Albania është interesuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ku u deklarua se vaksinimi nuk është ndërprerë asnjë ditë por vijon me ritme të ngadalta dhe dozat e radhës pritet të vijnë pas pak ditësh.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nëse ka shumë vonesa për dozën e dytë, të konsiderohet miksimi i tyre”, mjeku Alimehmeti komenton situatën e COVID
- Radhë për vaksinën kineze, qytetarët: Na është shtyrë data e dozës së dytë, thanë që nuk ka vaksina
- Radhë për t’u vaksinuar, qytetarët e Prishtinës të shqetësuar për organizimin, ndërhyn policia
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet