Farage: Mbërritja e emigrantëve me anije është një “pushtim”
Lideri i Partisë Reformuese të krahut të djathtë britanik, Nigel Farage, e quajti mbërritjen e emigrantëve të paligjshëm me anije të vogla përmes Kanalit Anglez një “pushtim” dhe vlerësoi se ata përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Në fjalimin e tij, Farage njoftoi një sërë masash të ashpra për imigracionin që partia e tij do të zbatonte nëse ai do të vinte në pushtet, shkruan Sky News.
Këto përfshijnë shfuqizimin e Aktit Britanik për të Drejtat e Njeriut të vitit 1998 dhe tërheqjen e përkohshme të Mbretërisë së Bashkuar nga Konventa e vitit 1951 në lidhje me Statusin e Refugjatëve – për një periudhë prej pesë vitesh.
Ai njoftoi gjithashtu heqjen e të gjitha “barrierave” ligjore ndaj deportimit që, sipas tij, përdoren nga avokatët për të “mbrojtur migrantët e paligjshëm”, si dhe futjen e një detyrimi ligjor për Ministrin e Brendshëm për të ndaluar dhe deportuar të gjithë ata që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.
Farage tha se një politikë e tillë do t’i “ndalonte anijet brenda pak ditësh” dhe do ta bënte atë më pak tërheqëse për rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore.
Përveç çështjeve të sigurisë dhe migracionit, kreu i Partisë Reformiste pretendon se masat e partisë së tij mund të kursejnë potencialisht qindra miliarda paund deri në vitin 2034.
Edhe pse Partia Reformiste po sheh një rritje të mbështetjes në sondazhet e votuesve, ajo aktualisht ka katër deputetë në Parlamentin Britanik nga një total prej 650 deputetësh
LEXONI GJITHASHTU:
- Muri SHBA-Meksikë do të lyhet me të zezë për të ndaluar emigrantët të ngjiten
- 370 të vdekur dhe 300 emigrantë të zhdukur në Mesdheun qendror që nga nisja e vitit
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 08:54 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse për protestuesit (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor