Marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor dhe konflikti Izrael-Palestinë nën analizën e ekspertit Akri Çipa

19 Maj 2021 | 12:41

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Akri Çipa komentoi për Euronews Albania takimin e zhvilluar së fundmi mes udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell dhe konfliktin Izrael-Palestinë.

Fillimisht Çipa tha se takimi në Bruksel i liderëve të Ballkanit Perëndimor ishte informal dhe shërben më së shumti për të nxitur një klimë bashkëpunimi me BE-në.

Çipa tha se në lidhje me Ballkanin Perëndimor BE ka mbetur pas në disa çështje. Ai përmendi kryesisht rrugëtimin e integrimit, ku Maqedonia e Veriut ka mbetur në ngërçin me Bullgarinë, ndërsa Kosova mbetet pa liberalizim të vizave. Për këtë eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se kërkohet një përshpejtim i proceseve integruese.

Kuadri negociues, i cili ende nuk është miratuar nga vendet e BE-së, nxit skepticizmin në rajon. Në këtë pikë Çipa tha se rajoni i Ballkanit mund të bëhet pre e ndikimeve politike nga Rusia apo Kina. Ai e konsideroi si “qëndrim malinj” “gjurmën e ndikimit rus dhe kinez” në rajon duke marrë si shembull Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjatë intervistës në studio, eksperti Çipa komentoi edhe konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës. Çipa sqaroi se konflikti është me grupin Hamas në Gaza, të cilësuar terrorist, dhe jo me vende të tjera. Ai u shpreh se pritshmëritë për diskutimet e një armëpushimi të nisin ditën e enjte.

Eksperti tha se Kombet e Bashkuara nga një anë dhe vendet fqinje të Izraelit dhe Palestinës, si Egjipti kanë qenë vazhdimisht në ndjekje të situatës dhe janë interesuar që ky përshkallëzim të ndalet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026