Po shpërndanin doza droge në Tiranë, vihen në pranga dy persona

28 Gusht 2025 | 13:48

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Dy persona janë kapur në flagrancë nga Komisariati Nr. 3, në rrugën “Mahmut Bobrati”, ndërsa po shpërndanin doza droge.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • Doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis
  • 2 thika (mjete prerëse)
  • 2 pistoleta sportive

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se lënda narkotike ndahej në doza në një ambient të përdorur nga shtetasi E. F., për t’u shpërndarë më pas në rrugët e Tiranës.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026