18-vjeçari përplas me makinë një 7-vjeçare në Ballsh

28 Gusht 2025 | 18:08

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, ku një automjet ka përplasur një vajzë të mitur 7 vjeçe.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, mjeti drejtohej nga një 18-vjeçar me emrin Skerdi Fejzo, e mitura është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026