Partia Socialiste përshëndet vendimi e DASH për Berishën dhe familjen e tij
Dy nga drejtuesit e lartë të Partisë Socialiste, zv.kryeministri Erion Braçe dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla kanë përshëndetur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli si të padëshiruar në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Zv. kryeministri Braçe shkuan në një reagim në rrjetet sociale se pas këtij vendimi i vjen ndërmend vrasja e katër protestuesve në bulervardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së 11 janarit në 2011 dhe shpërthimi i Gërdecit më 15 mars 2008.
“SHBA i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec”, shprehet Braçe.
Me një shënim në faqen zyrtare, z. Balla që mban dhe detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS, shkruan se e mbështet këtë vendim të SHBA, ndërsa shton se PS-ja do të bashkëpunojë me partnerët e Shqipërisë në përpjekje për të luftua korrupsionin.
Në shënimin tij, z. Balla ka shkëputur një fragment të shkurtër në njoftimi e DASH, mbi arsyet që e kanë shtyrë të ndërmerrte këtë vendim ndaj ish-liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
“Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ndaj Sali Berishës:“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Balla.
Vendimi për Berishën dhe familjen e tij u konfirmua nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili përmes një postimi në Twitter tha se ky vendim u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.
Lexoni gjithashtu:
SHBA shpall non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta