Kush janë personat “non-grata” të shpallur ndër vite nga SHBA

19 Maj 2021 | 15:13

“Peshku i madh e ha të voglin. Për herë të parë në Shqipëri do të hamë peshkun e madh,” – kjo ishte deklarata e ish-ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, pak muaj përpara se Departamenti Amerikan i Shtetit (DAP), të shpallte nongrata” (të padëshiruar) më 14 shkurt 2018 ish-Prokurorin e Përgjithshëm Shqiptar Adriatik Llalla për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

Në vendimin e DASH thuhej:

“Përveç përcaktimit të z. Llalla, Sekretari po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Llalla, Ardjana Llalla, vajzën e tij, Eni Llalla dhe fëmijën tjetër të tij, shtetas jo-amerikan”

Pak javë më pas, më 16 prill 2018, DASH do t’i ndalonte, me të njëjtin motivacion, hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

“Përveç përcaktimit të z. Doshi, Departamenti po përcakton publikisht edhe bashkëshortin e z. Doshi, Xhovana Doshi, vajzën e tij të rritur, Briana Doshi, djalin e tij të rritur, James Doshi dhe fëmijët e tij të mitur”

Më 30 korrik 2019,  DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion.

“Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të NdaruraFY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm”

Më herët ish-ambasadori Lu ka deklaruar se Ambasada Amerikane gjatë kohës së drejtimit të tij ka refuzuar vizat për disa gjyqtarë e prokurorë, për të cilët DASH ka pasur informacion se janë të përfshirë në korrupsion. Detyrën për zbulimin e emrave asaj kohe Ambasada deklaroi se ja linte procesit të vetingut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026