Dita ndërkombëtare e të pagjeturve, krerët e shtetit të Kosovës bëjnë homazhe

29 Gusht 2025 | 11:40

Në Ditën Ndërkombëtare të të pagjeturve, krerët institucional të Kosovës, bënë homazhe te monumenti i tyre, nga ku kërkuan nga Serbia që të zbardh fatin e këtyre personave.

Ata kërkuan nga shteti fqinj që ta ndalë krimin e përditshëm që po kryen përmes mohimit dhe fshehjes së varrezave masive.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve sikurse edhe çdo vit jemi bashkë me familjet për ta ngritur zërin tonë për drejtësi, për ta ngritur zërin tonë për këtë krim të vazhdueshëm të Serbisë dhe e them që është krim i vazhdueshëm sepse përtej krimeve që janë kryer në vitin 1998-99 nga ana e Serbisë, zhdukja me dhunë e personave të dashur të shumë familjeve këtu në Kosovë është krim të cilin e kryen çdo ditë, duke i mbajtur ata në varreza masive, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në Bruksel për ta zbardhur fatin e këtyre të zhdukurve me dhunë. Serbia çdo ditë kryen krim kundër njerëzimit dhe çdo ditë shkel konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, deklaroi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se Serbia ka përgjegjësi morale e ndërkombetare për këtë çështje.

“Ky është një obligim moral por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia sa më parë të tregojë vendodhjen e të gjithave masakrave dhe vendodhjen se ku gjenden të pagjeturit që familjet në vendin tonë mezi presin të kuptojnë fatin e tyre. Është çështje morale por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia të tregojë sa më shpejt, bëj thirrje edhe te bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presion te një regjim autoritar atje që të tregojë për fatin e të pagjeturve dhe të kuptojmë për fatin e tyre”, shtoi kreu i Kuvendit, Basha.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, akuzoi Serbinë për pengesa në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit.

“Sivjet kemi pasur 18 aktivitete për hulumtimin e për kërkimin të mbetjeve mortore të më të dashurve tanë të cilët i vrau Serbia dhe jo vetëm që i zhvarrosi por edhe ua rrëmbeu kufomat. Në anën tjetër gërmimet në Kozhle të Serbisë nuk kanë filluar ende, ndërkaq në Batanjoce afër Beogradit nuk kanë rifilluar ende, pa çka se u bënë dy vite që ne e kemi edhe marrëveshjen e Brukselit edhe deklaratën përkatëse për këtë çështje. Mohimi i drejtësisë ndaj viktimave tona të luftës së fundit në fakt paraprihet nga mohimi i krimeve të kryera nga Serbia që e bën Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Homazhe me rastin e kësaj dite bënë edhe përfaqësuesit e shteteve të Quintit dhe ambasadorë të tjerë të ngarkuar në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026