Britania dhe BE-ja rivendosin sanksionet, Teherani: Do marrin përgjigjen e duhur

29 Gusht 2025 | 16:12

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë nisur procesin e rivendosjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, të lehtësuara pas marrëveshjes së vitit 2015.

Lëvizja, që vjen në një moment kur tensionet për programin bërthamor të Teheranit janë përshkallëzuar sërish, mund të rikthejë mekanizmin e masave ndëshkuese brenda 30 ditëve.

Në një letër dërguar shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, ministri i Jashtëm iranian tha se tre vendet nuk kanë juridiksion ligjor për të riaktivizuar sanksionet dhe se si Rusia edhe Kina mbështesin qëndrimin e Teheranit.

Ministri Abbas Araghchi shkroi se Republika Islamike është e gatshme të rifillojë negociata “të drejta e të balancuara” për programin e saj, nëse palët e përfshira tregojnë seriozitet dhe vullnet të mirë.

Pjesëmarrëse në marrëveshjen e 2015-s, tre vendet evropiane paralajmëruan 2 javë më parë se ishin të përgatitura të ripërtërinin sanksionet nëse Irani nuk pranonte një “zgjidhje diplomatike” brenda muajit gusht.

Qeveria iraniane deklaroi gjithashtu se lëvizja do të “minojë seriozisht” procesin e bisedimeve me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe e quajti atë një “përshkallëzim provokues e të panevojshëm, që do të marrë përgjigjen e duhur”.

Nga ana tjetër, bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për programin bërthamor nuk kanë rifilluar që prej qershorit, kur Amerika bombardoi impiantet bërthamore dhe Republika Islamike ndaloi inspektorët e OKB-së që të hynin në centralet e saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026