Festivali Ndërkombëtar i Artit të Videos “Gjon Mili” mbledh mbi 60 artistë nga bota
Ka nisur në Korçë edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Artit të Videos “Gjon Mili”, një aktivitet që mbledh mbi 60 artistë nga vende të ndryshme të botës. Organizatorja Yllka Gjollesha thekson se ky festival po zgjerohet çdo vit, duke e çuar artin shqiptar përtej kufijve, me ndalesat e radhës në Dhërmi dhe më pas në New York.
“Festivali i dedikohet artistëve eksperimentale si videoarti, narrative, dokumentarë. Artistë të shumtë aplikojnë nga e gjithë bota, marrin pjesë pasi emri i Gjon Milit i fton të marrin pjesë. Ky festival do të mbahet në tre vende nga ku nis në Korçë, më pas në Dhërmi e në Manhattan finalizohet. Janë 62 artistë pjesëmarrës e gjithashtu, rreth 12 artistë me zhanre të ndryshëm”, tha Yllka Gjollesha, organizatore.
Aktorja dhe regjisorja Suela Bako e cilëson këtë event si një mundësi të çmuar për promovimin e kinematografisë dhe artit vizual shqiptar, duke nënvizuar rëndësinë e mesazheve të fuqishme dhe cilësisë në krijimet artistike.
“Është i vetmi festivali video arti në Shqipëri. Sot më shumë se kurrë videoarti ka pushtuar artistët e rinj. Është Art që kryhet në kushte individuale. Të rinjtë gjithmonë e më shumë janë të pasionuar pas videove, celulari e ka lehtësuar, dhe në morinë e budallallëqeve që realizohen poshtë e lart, është festival që i shërben çdo artisti pamor. Unë si artiste e teatrit e shoh interesante, përpjekje titanike”, u shpreh Suela Bako.
Festivali i videoartit “Gjon Mili” do të mbahet për 3 ditë në Korçë, ku në vende të ndryshme do të shfaqen dokumentarë mbi jetën e fshatit, video artistike dhe promovimi i sajteve turistike.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta