Merz paralajmëron: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për muaj të tërë

29 Gusht 2025 | 17:59

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha më 29 gusht se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të vazhdojë për “muaj të tërë” pavarësisht përpjekjeve të fundit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund konfliktit.

Duke folur së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Francë, Merz tha se ai nuk ka “iluzione” për mundësinë e një përfundimi të shpejtë të luftës dhe u zotua se “ne nuk do ta braktisim Ukrainën”.

Merz tha se nuk ishte “i befasuar” nga vonesat e vazhdueshme të Kremlinit mbi përpjekjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për të organizuar bisedime të drejtpërdrejta mes liderit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ajo është pjesë e strategjisë së këtij presidenti rus”, tha ai.

“Që më herët këtë javë më u bë e qartë se presidenti Putin nuk është i gatshëm të takohet me presidentin Zelensky dhe ka vendosur kushtet paraprake që janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

Kancelari gjerman gjithashtu tha se mbajtja e aleatëve të Ukrainës të bashkuar në të ashtuquajturën “koalicion të vullnetit” është “një nga detyrat tona më urgjente”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026