Kapiteneria e Portit Sarandë ndalon lundrimin për shkak të motit të keq
Kapiteneria e Portit Sarandë ka lëshuar një njoftim lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit që kanë sjellë erë të fortë, duke bërë që të marrë masa të menjëhershme për garantimin e sigurisë në det.
Përmes një njoftimi zyrtar, autoriteti portual ka urdhëruar ndalimin e çdo daljeje në det për mjetet lundruese, përfshirë ato turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në zonat e Sarandës, Ksamilit dhe Borshit. Vendimi hyn në fuqi më 30 gusht 2025, që prej orës 06:00 të mëngjesit, dhe do të mbetet në fuqi deri në përmirësimin e kushteve dhe një njoftim të dytë.
“Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare, përfshirë erërat me intensitet të lartë dhe dallgëzimin përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn ne fuqi nga data 30/08/2025, ora 06:00, dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë.
Kujtojmë të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese se mosrespektimi i këtij urdhëri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet