62 raste të reja dhe tetë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

19 Maj 2021 | 15:20

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar 62 raste të reja me COVID-19, ndërsa tetë persona e kanë humbur betejën me virusin.

Numri i rasteve pozitive ka dalë nga 4.049 testime të kryera, ku vërehet një rritje e numrit të testimeve dhe në raport me këtë, numri i rasteve të reja nuk është alarmant.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 100.612.

Aktualisht 4.218 janë aktivë me COVID-19 në Kosovë, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar pozitivë 107.065 persona. Numri total i vdekjeve në Kosovë që prej fillimit të pandemisë është 2.235.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026