Vrau dy oficerë në Australi, policia: I arratisuri po ndihmohet nga komuniteti lokal

1 Shtator 2025 | 09:02

Një burrë i dyshuar për vrasjen e dy oficerëve të policisë në shtetin e Victorias, Australi, është ende në arrati, ndërsa hetimet po hyjnë në ditën e shtatë.

Dezi Freeman, 56 vjeç, u largua në shkurret e dendura pranë pronës së tij në Porepunkah, të martën e kaluar, pasi qëlloi për vdekje dy nga efektivët që kishin shkuar për të ekzekutuar një urdhër kontrolli në kuadër të një hetimi për krime seksuale.

Freeman, një teoricien i njohur konspiracioni dhe përkrahës i ideologjisë “qytetari sovran”, dyshohet se qëlloi me armë dy oficerët dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Policia e Viktorias deklaroi këtë të hënë se Freeman po ndihmohet nga disa banorë lokalë, duke paralajmëruar se çdokush që e strehojnë apo ndihmon arratisjen e tij, po kryen një vepër penale të rëndë.

“Njerëzit e dinë vendndodhjen e personit që vrau dy policë,” tha mbikëqyrësi Brett Kahan. “Po kryeni një krim jashtëzakonisht të rëndë duke e ndihmuar.”

Policia ka arrestuar përkohësisht bashkëshorten e tij, Amalia Freeman, dhe një 15-vjeçar gjatë një bastisjeje të enjten në mbrëmje, por të dy janë liruar më vonë.

Zonja Freeman, nëpërmjet avokatëve të saj, ka kërkuar që burri i saj të dorëzohet dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e oficerëve të vrarë, duke theksuar se familja e saj “nuk ka pikëpamje anti-autoritet”.

Operacioni i kërkimit vazhdon me forca të shumta policore, përfshirë njësi të armatosura, helikopterë dhe automjete të blinduara.

Policia ka konfirmuar se ishte bërë një vlerësim rreziku përpara operacionit, por nuk ishte kërkuar mbështetje e specializuar, pavarësisht profilit të rrezikshëm të Freeman.

Ngjarja ka ringjallur debatet mbi mënyrën si autoritetet australiane përballen me individët ekstremistë që ndjekin teori konspirative, pak vite pas një tjetër sulmi të përgjakshëm ndaj policisë në Queensland.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026