“Shok” në “San Siro”: Udinese përmbys Interin, Juventusi marshon me fitore

1 Shtator 2025 | 09:21

Në raundin e dytë të Serie A, Interi shkaktoi zhgënjim për tifozët e tij duke u mundur 1-2 në shtëpi nga Udinese.

Ekipi i trajnerit Cristian Chivu kaloi i pari në epërsi me golin e Dumfries, por mysafirët treguan karakter dhe përmbysën rezultatin falë golave të Davis dhe Atta.

Interi e kërkoi me insistencë barazimin, por pa sukses, duke humbur mundësinë për të ruajtur formën pas fitores së thellë 5-0 ndaj Torinos në javën e parë.

Juventusi vijoi me fitore duke mposhtur Genoan 1-0 në transfertë ku goli vendimtar erdhi nga Dusan Vlahovic në minutën e 73-të me një goditje me kokë, që i siguron bardhezinjve tri pikë të rëndësishme dhe fitoren e dytë radhazi, pas asaj ndaj Parmës.

Në kryeqytet, Lazio dominoi ndaj Veronës, duke fituar bindshëm 4-0 në stadiumin “Olimpico”. Autorë të golave ishin Guendouzi, Zaccagni, Castellanos dhe Dia, ndërsa trajneri Sarri përfshiu në lojë edhe mbrojtësin Hysaj.

Në ndeshjen e ardhshme Interi dhe Juventusi do të përballen në një duel tradicional në Torino.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026