“Do të ketë dëshmitarë surprizë në gjyq”, Kryemadhi: SPAK ka tejkaluar kompetencat

1 Shtator 2025 | 12:31

Ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, ishte këtë të hënë në SPAK për masën e detyrimit të paraqitjes.

Pas daljes nga ambientet e institucionit, ajo foli për mediat, ku shprehu shqetësim dhe habi për mënyrën e hetimit nga ana e prokurorëve dhe për materialet që ata kanë paraqitur në lidhje me çështjen e saj.

Kryemadhi tha se i duket sikur në çështjen e saj prokurorët kanë shpërdoruar detyrën me tejkalim kompetencash dhe kanë ushtruar intimidim ndaj dëshmitarëve.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se gjatë procesit gjyqësor do të ketë surpriza te pjesa e dëshmitarëve, duke përmendur se do të dalin emra shumë interesantë.

“Dosja ka zbritur nga kati i tretë në të parin, por nuk është se ka ndonjë qamet. Asnjë ndryshim. Gjatë gjithë kësaj kohe kam marrë të gjithë fashikujt, pesë CD që përmbajnë dokumentacion. Të them të drejtën, gjëja e parë që kam lexuar kanë qenë letërporositë. Në të gjitha – qoftë nga SHBA, Anglia, Qipro apo Çekia – duken hapur elementë të shpërdorimit të detyrës nga ana e prokurorisë. Ajo që të bën përshtypje është që vepra penale, qoftë për mua apo për mamanë time, lidhet me arsyen pse unë kam marrë një kredi në vitin 2010. Kjo kredi na qenka e palgjishme, edhe pse unë e kam shlyer brenda 5 viteve ndërsa mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj, me të ardhura të tjera. Ka një analizë financiare nga SPAK, ku dhe ne kemi tonën. Ai që e ka bërë analizën në SPAK nuk është i licencuar, ndërsa ai që na e ka bërë ne është me licencë nga Ministria e Drejtësisë. Shoh shpërdorim detyre, tejkalim kompetencash dhe intimidim dëshmitarësh. Nuk e di se çfarë më duhen mua në dosjen time llogaritë e disa biznesmenëve, as kontratat e personave që kanë blerë shtëpi në Kodrën e Diellit apo Rolling Hills. Megjithatë, kjo është për tu parë, do të shikoj edhe thirrjet e disa dëshmitarëve të tjerë, dhe kur të fillojë gjyqi do i shohim, ku ka emra shumë interesantë”, tha Kryemadhi.

Në fund të deklaratës për mediat, Kryemadhi u shpreh me ironi se nuk do të paraqitet më në Prokurori, duke lënë të kuptohet se ishte vetë SPAK që nuk e dëshiron më aty.

“Unë nuk vij më… Më thanë: ‘Mos hajde më, se kush të duron ty!’”, u shpreh ajo me një batutë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026