Debate në KLP, anëtari akuza të forta kryetares: Jemi turpëruar, ke urdhëruar të…
Mbledhja e fundit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është shoqëruar me tensione të forta, Diskutimi mbi projektbuxhetin e vitit pasues ka ndezur debat të ashpër mes anëtarëve të këshillit.
Anëtari Sokol Stojani, ka kritikuar kryetaren Mirela Bogdani, duke e akuzuar për një drejtim që, sipas tij, po çon institucionin në një “katastrofë funksionale”. Në qendër të debatit ka qenë parashikimi i 15 “retreat-eve” – aktivitete disa ditore, të cilat zhvillohen jashtë institucionit, kryesisht jashtë Tiranës. Stojani i ka quajtur këto organizime si të panevojshme dhe një barrë të pajustifikuar për buxhetin.
“Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i pagave. Oh Zot! Garantimi i pagave nuk është diskutuar as në ’97-ën! As në ’97-ën! Ky është vizioni. Pastaj thotë, se do bëjmë parashikime, 15 retreat-e, 15? Çfarë jemi ne, agjenci udhëtimi? Çfarë jemi këtu? Si do kthehet kjo, në KLP TRAVEL?! Të lutem shumë”, tha Sokol Stojani, anëtar i KLP-së.
Ai madje tha se veprimet e Bogdanit gjatë sezonit veror kishin çuar jo vetëm në keqfunksionimin e institucionit, por gati-gati në akte, që mund të përfundonin me përgjegjësi penale.
“Në mënyrë abuzive, zonjë kryetare, ju keni ndikuar te kryesekretaria që të mos protokollohen gjërat. Të mos protokollohen kërkesat, ankesat, korrespondenca dhe çfarëdo lloj gjëje qoftë nga qytetarët, qoftë nga personeli i brendshëm i institucionit. Ju, në mënyrë abuzive, keni anuluar, megjithëse ishit me leje dhe nuk kam asgjë, absolutisht, për lejet. A ikën në plazh, a ikën në mal. Por ikët në plazh dhe, në kundërshtim me ligjin, nuk njoftuat zv.kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm që të vijonte normalisht institucioni. Nëse ju nuk arrini të perceptoni drejt gjëra elementare…”, thotë ai
Bogdani i është kundërpërgjigjur Stojanit duke i thënë se është thjesht gjykimi i tij personal, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar asaj të bëjë detyrën duke u bazuar tek ligji.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)