400 kg kokainë nga Brazili, avokati i 7 të akuzuarve: Skenar si në film
Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur si masë sigurie 30 ditë burg për secilin prej 7 personave të arrestuar nën akuzën e trafikut të 400 kilogramëve kokainë.
Besnik Berisha, avokat i njërit prej të arrestuarve, deklaroi para mediave se pretendimet e prokurorisë në këtë rast janë thjeshtë një skenar, që po të realizohej si film do të sillte përfitime të mëdha.
Avokati thotë se prokuroria parashtroi diçka që as vet nuk e beson, por e kuptojmë që është në një situatë ku duhet ta arsyetoi se pse nga Brazili me dijeni në Kosovë kanë hy 400 kg kokainë.
“Një pensionisti nga Peja i ka shkuar urdhrin nga Përmbarimi për ta paguar një borxh prej 9 mijë euro vjen këtu që të merret vësh me kompaninë që ta paguaj me këste borxhin, hallexhinë e kapin dhe e fusin në grup të strukturuar kriminal dhe nga qe ne filluam batutat me ta hetuesit u ndjen të fyer me filmin që ata po mundohen ta plasojnë. Pra shteti jonë është krenuar dhe konferencat kanë qenë të kota. Ata që duhet falënderuar që kjo drogë nuk është në qarkullim janë DEA amerikane dhe hetuesit e tjerë të huaj”, tha avokati.
Shtatë të arrestuarit u ndaluan të hënën pas një operacioni të përbashkët në mes të autoriteteve kosovare, shqiptare dhe italiane, menjëherë pasi një kamion me produkte mishi I nisur nga brazili, hyri në oborrin e një kompanie në Lipjan.
Megjithëse drejtuesit e policisë të Kosovës, janë shprehur se operacioni nuk ka përfunduar ende, nuk ka pasur të ndaluar të tjerë në lidhje me këtë rast të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë