Takimi Putin-Zelensky, presidenti rus nga Pekini: E takoj vetëm nëse vjen në Moskë

3 Shtator 2025 | 19:05

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë për t’u takuar kokë më kokë me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm nëse ky i fundit shkon në Moskë.

Në një konferencë shtypi pas paradës së Ditës së Fitores në Pekin, kreu i Kremlinit ka theksuar se presidenti Donald Trump kërkoi që të dy ata të uleshin dhe të diskutonin se si t’i jepnin fund luftës.

“Unë i thashë, po, është e mundur, le të vijë në Moskë. Por a ka kuptim të takohesh me të?”, ka thënë Putin, duke vënë në dyshim legjitimitetin presidencial të Zelenskyt.

Prej kohësh Moska insiston se mandati presidencial i Zelenskyt ka përfunduar, por vendi i përfshirë nga lufta nuk mund të mbajë zgjedhje teksa ndodhet ende në konflikt dhe teksa një pjesë e territorit të tij është e pushtuar.

Fjalët e fundit të Putin vijnë pas një seri takimesh të organizuara nga presidenti Donald Trump në gusht, përfshirë atë me Putin në Alaskë, që u pasua nga një tjetër me Zelenskyn dhe liderët evropianë në Uashington.

Takimi i Alaskës nuk prodhoi rezultate të menjëhershme, me Trump që tha se paqja nuk ishte arritur, por palët kishin shanse të mira për ta arritur atë.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar bombardimet ditore ndaj Ukrainës, duke qëlluar natën mes së martës dhe së mërkurës mbi 500 dronë dhe një duzinë raketash ndaj fqinjit perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026