Peskov: Kim Jong Un pranoi ftesën e Putinit për të vizituar Rusinë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë, por shtoi se data e saktë e kësaj vizite nuk është rënë dakord ende.
Peskov hodhi poshtë akuzat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut po bëjnë një “komplot” , duke shtuar se bashkëpunimi i Rusisë me Kinën dhe Korenë e Veriut i ndihmon këto vende, por nuk drejtohet kundër askujt, raporton RIA.
Ai vlerësoi gjithashtu se kancelari gjerman Friedrich Mertz bëri shumë komente “të pafavorshme” për Putinin.
Peskov theksoi se mendimi i Mertz nuk duhet të merret seriozisht, përfshirë atë në lidhje me vendndodhjen e mundshme të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:15 Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, furgoni me pasagjerë del nga rruga
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë