Sfida në Basel, kush është arbitri i njohur që do të gjykojë ndeshjen Zvicër-Kosovë
Zvicra dhe Kosova do të përballen të premten në Basel, me nisjen e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në orën 20:45.
“Dardanët” zhvilluan këtë të mërkurë stërvitjen e fundit para nisjes drejt Zvicrës, me synimin për të arritur një rezultat pozitiv.
Gjyqtar i kësaj sfide do të jetë polaku i njohur Szymon Marciniak, ndërsa anësorë do të jenë Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik.
Paweł Raczkowski do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa në VAR do të punojnë Paweł Kwiatkowski dhe Wojciech Myć, të njohur në ligën polake.
Atmosfera në Basel pritet të jetë elektrizuese, me shumë tifozë shqiptarë që kanë blerë bileta për të mbështetur Kosovën.
Zvicra konsiderohet favorite për shkak të eksperiencës dhe cilësisë së skuadrës, që është më e përgatitur për turnetë e mëdha ndërsa në Grupin B garojnë edhe Suedia dhe Sllovenia.
Megjithatë, përballjet e fundit mes Zvicrës dhe Kosovës kanë qenë të balancuara. Që nga viti 2022, këto dy skuadra janë përballur tri herë, duke përfunduar secila ndeshje me barazim, gjë që e bën këtë sfidë edhe më të pritur.

LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta