“Fola 30 minuta në telefon me të, fat të mbarë”, Sylvinho tregon si u largua Bajrami

3 Shtator 2025 | 17:52

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, doli këtë të mërkurë në konferencën e radhës për shtyp, përpara ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit.

Ai foli për këtë sfidë, e cila do të shërbejë si përgatitje për takimin zyrtar ndaj Letonisë, që do të luhet pak ditë më vonë në Tiranë.

Sylvinho u ndal edhe te forca e një kundërshtari si Letonia kundërshtarit ndërsa në një moment u pyet nga gazetarët për largimin e Adrian Bajramit.

Trajneri tregoi versionin e tij për këtë çështje, duke bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë 30 minutëshe në telefon me futbollistin.

“Sa i përket ndeshjes me Letoninë në Tiranë, është shumë e rëndësishme. Luajmë me një kundërshtar të vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. Gjithashtu për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e fortë dhe duhet të përgatitemi,” u shpreh trajneri.

Situata e Bajramit

“Sa i përket Adrian Bajramit, ne e kemi plotësuar listën e pritjes dhe nuk kemi pasur asnjë reagim. Pas publikimit të listës përfundimtare me 23 lojtarë, përsëri nuk pati ndonjë ndryshim. Dy ditë më pas, na telefonuan nga Federata dhe na thanë që Adrian Bajrami kishte zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën. Fola 30 minuta me të në telefon. Fat të mbarë, ndodh shumë shpesh në botë, edhe me eksperiencën në Brazil. 2-3 lojtarë flisnin për Brazilin apo Italinë. Asgjë më shumë se kaq, kjo është e vërtetë. Për fat të keq, por asgjë tjetër. I uroj më të mirën”, deklaroi Sylvinho.

“Broja është në rregull, nuk ka asnjë problem.”

Trajneri Sylvinho u shpreh optimist për gjendjen e sulmuesit shqiptar, duke theksuar rëndësinë që ai të vazhdojë të luajë rregullisht.

“Broja e di që është e rëndësishme të vazhdojë të luajë. Flas për jetën, karrierën dhe klubin. Ai është i ri, ndaj është thelbësore të shkojë në fushë, të ndihmojë ekipin, të shijojë lojën dhe të marrë eksperiencë.”

Trajneri shtoi se situata e tij ka ndryshuar kohët e fundit dhe se përshtatja në një klub të ri kërkon kohë.

“Ai ka ndryshuar në ditët e fundit. Jeton në Angli, por është klub i ri dhe metodologji e ndryshme. Ka luajtur disa minuta, por ende nuk është në maksimumin e tij. Megjithatë, po bëhet gjithnjë e më mirë.”

Sa i përket gjendjes fizike, Sylvinho qetësoi tifozët:

“Asnjë problem fizik, është në rregull. Po stërvitet me ne dhe për momentin është mirë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026