Një tjetër ndryshim në listën e Shqipërisë, largohet portieri i kuqezinjve

3 Shtator 2025 | 11:10

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Spanjë në prag të ndeshjes me Gjibraltarin që luhet të enjten, ndërsa lista ka pësuar një tjetër ndryshim. Portieri Kastrati bëhet futbollisti i katërt që braktis grumbullimin, ndërsa u zëvendësua nga Simon Simoni.

Përgatitjet e kuqezinjve kanë vijuar normalisht në Spanjë, ndërsa të enjten përballen me Gjibraltarin në një miqësore që do të shërbejë si një test për të konfirmuar formën, më tepër se për të matur nivelin e Shqipërisë në prag të duelit kualifikues të kupës së botës ndaj Letonisë. Si rrallëherë ka ndodhur, këtë herë lista ka pësuar 4 ndryshime, ku i fundit është largimi i Elhan Kastratit dhe zëvendësimi i tij me portierin e U-21, Simon Simoni. Kastrati shfaqi probleme në gju, ndërsa kujtojmë se ende nuk ka debutuar edhe me skuadrën e tij të re në Gjermani, Braunschweig.

Pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur normalisht, ku nuk raportohet për probleme të tjera. Lajmi i mirë është që dhe Broja ka shfaqur një formë pozitive dhe pritet të marrë minuta në miqësoren e së enjtes. Me ekipin u bashkuan dhe 3 afrimet e fundit nga Sylvinho, Enis Cokaj, Kristjan Shpendi dhe Malvin Kaçurri.

Ndaj Gjibraltarit edhe pse një ndeshje në dukje e lehtë, nuk pritet që formacioni të ketë shumë ndryshime, ashtu si Sylvinho ka deklaruar më herët, duke e vlerësuar kundërshtarin. Lëvizjet e trajnerit do të jenë të kushtëzuara vetëm nga dëmtimet, pjesa tjetër do të vijohet me të njëjtën ideologji, duke u paraqitur me forcat e plota.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026