Bajrami nuk është i vetmi, cilët janë shqiptarët që kanë refuzuar kombëtaren
Me qindra të rinj të talentuar aspirojnë të veshin një ditë fanellën e kombëtares shqiptare, punojnë fort, por ndodh që ëndrra të mos bëhet realitet. Ka dhe nga ata që e shohin si zgjedhje të dytë, si një alternativë për të mos ndenjur pa një ekip përfaqësues. Adrian Barjami nuk ishte as i pari dhe nuk do të jetë as i fundit që refuzon ekipin kuqezi, pasi më herët ka pasur të tjerë që e kanë bërë diçka të tillë.
Njëri prej tyre është dhe ish-kapiteni Mërgim Mavraj, që në rininë e tij dëshironte t’i bashkohej Gjermanisë. Oferta e bërë nga Shqipëria u refuzua fillimisht prej tij, por kur ëndrra trikolore mbeti në mes, atëherë u bashkua me kuqezinjtë në vitin 2012 e numëron plot 50 paraqitje.
Lista vijon ende me Elvis Kabashin, Mërgim Brahimin apo Fiorin Durmishajn, të cilët po ashtu e shihnin të ardhmen e tyre me fanellën e skuadrave si Zvicra, Italia e Greqia. Helenët ishin për të ardhmen, bëhet fjalë për vlonjatin Durmishaj, por mbeti vetëm në ëndërr, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë. Si një lojtar i talentuar, pjesë e Juventusit, Kabashi po ashtu preferohej nga Shqipëria, por edhe ai nuk pranoi të bashkohej, duke shpresuar tek Italia, por që nuk ndodhi.
Të tjerë lojtarë po ashtu kanë preferuar të luajnë me kombëtaret e mëdha: Adnan Januzaj, Shkodran Mustafi, por dhe aktualisht ka nga ata që vijojnë të hezitojnë, si Brajan Gruda, që po ashtu e sheh të ardhmen me Gjermaninë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndryshon lista e kombëtares: Mbrojtësi shqiptar braktis kuqezinjtë, zgjedh Zvicrën
- Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore për ndeshjet ndaj Gjibraltarit e Letonisë
- VIDEO/ Zhgënjim në Letoni, Kombëtarja nuk shkon më shumë se barazimi 1-1
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:58 Vendi i parë në rajon, Shqipëria anëtarësohet në International Coalition on Cyber Security Workforces
- 08:53 Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik. Ndërhyn policia (VIDEO)
- 08:43 PD kërkon zgjatjen me 3 muaj të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale
- 08:42 Protestë para Kuvendit, qytetarët marshojnë drejt Parlamentit. 500 forca policie në gatishmëri
- 08:35 Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit
- 08:26 Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona