PAMJET/ Tramvaji në Lisbonë del nga shinat, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas daljes nga shinat të tramvajit të famshëm “Gloria” në Lisbonë, mbrëmjen e së mërkurës.
Tragjedia ndodhi pasi një nga kabllot u shkëput duke bërë që ai të humbiste kontrollin dhe të zbriste me shpejtësi një kodër të pjerrët, derisa u përplas me një ndërtesë.
Pamjet nga vendngjarja treguan një tramvaj, i cili transporton njerëz lart e poshtë një kodre në kryeqytetin portugez, pothuajse të shkatërruar, ndërsa punonjësit e emergjencës nxirrnin njerëzit nga rrënojat.
Dëshmitarja Teresa d’Avo tha për kanalin portugez SIC: “U përplas me një godinë me një forcë brutale dhe u shpërbë si një kuti kartoni.
U përplas me një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk kishte asnjë lloj frenash.”
Policia portugeze PSP ka konfirmuar se 15 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.
Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, tha më herët se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Disa nga të plagosurit kanë pësuar fraktura të hapura, sipas raportimeve ndërsa kombësia e viktimave nuk është bërë ende e ditur.
Policia, ambulancat dhe zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Shkaku i saktë i aksidentit nuk është ende i qartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë